Ti ke nevojë për një gardh!
Prej disa kohësh tashmë po punoj që të krijoj një sipermarrje të vogël. Këtë herë këtë inisativë e kam nisur vetëm, dhe po has vështirësi me të mbajturin e vetes së motivuar. Të kryej detyrat që i kam caktuar vetes, shpesh herë ndihem si e paralizuar, jo efektive. Ajo çfarë po mendoja është pse po më ndodh kaq shpesh herët e fundit. Unë tashmë e kam krijuar eksperiencën, duke qënë se kam drejtuar një sipermarrje për 3 vite, të cilën e kam bashkëthemeluar.
Për më tepër është konsulencë në teknologji, diçka të cilën e kam bërë me përpara shumë herë. Përsëri shpesh herë ndihem e paralizuar dhe s’mund të përparoj. Le të shtojmë faktin që jam e bekuar mjaftueshëm që të mos kem presion për momentin që të punoj për të mbajtur veten (e kam fjalën për një jetë të thjeshtë, le të mos e teprojmë tani, hahahah). Kaq shumë anë pozitive por përsëri përpelitem dhe ndihem sikur sdo ja dal.
Një mëngjes po shikoja historitë në instagram të Banana Ditar nga Megi Kociaj. Ajo, aty sugjeronte për të dëgjuar Ted Talk nga Barry Shwartz “ Paradoksi i Zgjedhjes”. M’u duk shumë intriguese kështu që menjëhere e pashë. Si fillim do të bej një përmbledhje të shkurtër për këdo që nuk e ka parë videon. Vetëm prisni pak, çdo gjë do ketë kuptim pas pak.
Folësi fillon të flasë për Lirinë Individuale dhe shpjegon sesi mënyra për të rritur lirine është të rritet mundësia e zgjedhjes. Nëse krahasojmë mundësite që kishim më përpara me tani: që nga zgjedhja e një biskote, veshje, kartoline apo çdo gjë tjetër në vitet e fundit me zhvillimin e teknologjisë mundësitë e zgjedhjes janë të pafundme. Normalisht që kjo ka shumë gjëra të mira që lidhen me të, por unë sdo flas për gjerat e mira ketu.
Ne, shqiptarët kemi një shprehje dardha e ka bishtin mbrapa. Dhe unë po shkruaj për t’ju treguar për bishtin për të cilin Barry flet në videon e tij. Në një studim i cili fliste për planet e pensioneve, ku janë përfshirë rreth 1 milion punonjës dhe 2000 vende pune, rezultatet ishin si më poshtë: Në qoftë se do ju ofroje 50 mundësi zgjedhje për fondet e pensionit, 10% më pak e njerëzve do merrnin pjesë, krahasuar nëse do ju ofroje punonjësve 5 mundësi zgjedhje pensioni. Dhe me rritjen e mundësive të zgjedhjes së fondeve të pensionit rritej numri i njerëzve të cilët nuk zgjidhnin fare. Pra këta njerëz nuk bënin arrinin dot të mbledhnin mëndjen e të bënin një zgjedhje, aq të rëndesishme sa fondi i pensionit, në të cilin punëdhenesi jepte para. Çfarë vihet re është efekti paralizës tek njerëzit me rritjen e mundësive të zgjedhjes.
Dhe m’u ndez një llampë në kokë, fakti që ndihem shumë më e frikësuar, e paralizuar, këtë herë është se kam akoma më shumë mundësi zgjedhje se më përpara. Fakti që jam 100% përgjegjëse e vetme për këtë sipërmarrje, më bën mua 100% të lirë për të zgjedhur çdo gjë. Duke nisur qe nga logoja, ngjyra, shërbimet, website, postet etj… Më sakte çdo gjë bëhet sipas zgjedhjes time, efekti i së cilës më paralizon shpesh herë. Nuk është dikush tjetër që të të thotë këtë s’do e bëjmë, s’më pëlqen, s’bëhet fjalë. Të gjitha këto diskutime tashmë duhet t’i besh me veten tënde, pasi vendimet tashme janë 100% të tuat. Kjo menyrë më sjell më shumë dyshime me veten time. Më rrit pritshmërit dhe si rezultat jam më lehtësisht e zhgënjyer me veten. Në fund të fjalimit të tij Barry(folesi) propozon një tas uji për peshkun. Unë mendoj se në shqip do i pershtatet termi gardh.
Pra një koncept kufizimi në jetën tonë nga mundesitë e panumërta që kemi, të cilat në shumë raste n’a bëjnë më shumë të përhumbur dhe të mjeruar. Gjithnjë e më shumë merr kuptim shprehja më pak eshte më shumë dhe më shumë është më pak. Atëhere qesha me vete dhe kuptova që në ndërtimin e sipermarrjes time te re, akoma skam krijuar gardhin. Jam duke u endur ne oqeanin e mundesive të panumërta, por pa krijuar gardhin qe te me mbaje ne binare dhe te vazhdoj të eci. Ata që kane krijuar nje biznes të vetëm, pa një ortak tashme jane nje nivel komplet tjeter per mua. Ata krijojne dicka nga asgjeja, e kalojne paralizen ne menyre te vazhdueshme vetem dhe vazhdojne te drejtojne biznesin e tyre. You keep killing it, I feel you!
Nje kujtese të vogël por të rëndësishme ndaj vetes time, gjithmone krijo gardhin dhe mbaje. Ky gardh mund te ndryshoje me kohen, por mos humb ne mundesite e pafundme të ofruara rreth e qark teje.