Rrëfe historinë tënde…

Lolita Ndoci
2 min readJun 9, 2021

--

Po filloj vetë e para, kryesisht fillova të shkruaj kur fillova terapinë. Shkruaja për veten time, në mënyrë që të mbaja gjurmë të gjëndjes që isha në mënyrë të vazhdueshme. Ishte mënyra që përdora për të komunikuar me veten.

Unë mendoj se të shkruash qartë do të thotë të mendosh qartë. Çdo herë që ndihesha konfuze, kisha një rrymë mendimesh dhe emocionesh, shkruaja. Shpeshherë mendimet fillestare dhe nuk kishin kuptim por me kalimin e kohës duke përpunuar shkrimet si dhe duke punuar me veten, ajo cfarë me parë skishte kuptim tashmë behej gjithnjë e më e qartë. Kjo sherbeu si një terapi shumë e mirë për mua, për të më ndihmuar të mendoj, të përfytyroj momentin, veten time dhe veprimet e mia të ardhshme.

Më pas një pandemi goditi botën dhe sic të gjithë e dime, cdo gjë e mundur u kalua online. Më mungonte shumë komunikimi me të tjerët, pasi për mua që jam një njeri extrovert, shumë shoqëror ishte një ndryshim i madh dhe jo i lehte.

Ndjeja gjithnjë e më shumë nevojën për të komunikuar me të tjerët. Menyra si vendosa ta përmbush këtë nevojë ishte duke treguar historinë time, e cila është e përbërë nga miliona histori përbrënda. Herë pas here ndaj një rrëfim nga jeta ime e përditshme që ndikon jeten time. Duke shpresuar se do ndikoje në mënyre pozitive dhe tuajën gjithashtu.

Ajo cfare doja te thoja është Gëzuar për të gjithë ju që rrefeni historite tuaja. Unë kam mësuar shumë jo vetem duke jetuar ngjarjet që më ndodhin, por dhe duke i rijetuar momentet për ti dhënë tashmë një formë tjeter, duke shkruar për to. Duke marrë kohë për të reflektuar mbi to, analizuar.

Besoj se secili prej nesh ka fuqinë të rikthehet në ngjarjet që i kanë lënë më shumë shenja dhe të rivendosë mësimin e marre nga ajo eksperiencë.

Të tregoj historinë time ka qënë për mua terapi. Më lejon të shkoj në ato momente si një person i tretë dhe te reflektoj mbi situaten por tashmë e rritur nga ajo ngjarje dhe jo e perfshirë në moment.

Kam shumë gjëra për të treguar, veçanerisht kur u ndërgjegjësova për historinë time dhe i pranova vetes të vërteten se cfarë ndodhi dhe cfarë po ndodh. Të pranosh: Po po të ndodh ty, po ndoshta sjanë gjëra te bukura, nuk e di nëse do ikin ndonjëherë, skam asnjë ide si ta përballoj, dhe po është okay. Thjesht fli dhe zgjohu mëngjesin pasues. Gjërat do të shpalosen ditë pas dite.

Ju ftoj të gjithëve të ndani historitë tuaja, të gjithë mund të mësojmë dhe të rritemi duke ndarë me njeri tjetrin. Le të lulëzojmë në shumëllojshmëri duke ndarë historitë tona.

--

--

Lolita Ndoci
Lolita Ndoci

Written by Lolita Ndoci

Lecturer at the Faculty of Science, University of Tirana.

No responses yet