Menaxhim Produkti apo Projekti? E gjitha lidhet me këndvështrimin.

Lolita Ndoci
2 min readMar 23, 2021

--

Pike së pari, do filloja me ndryshimet në perkufizim midis 2 koncepteve. Menaxhimi i Projekteve është aplikimi i proceseve, metodave, aftësive, njohurisë dhe eksperiencës për të arritur objektivat specifike. Kohëzgjatja është e përcaktuar dhe si rrjedhojë dhe qëllimi dhe burimet.

Menaxhimi projekteve ka tre elementë kryesorë që përcaktojnë suksesin Koha, Qëllimi dhe Buxheti. Vlen për tu përmendur sesi kompani të njohura si Nokia, Blockbuster, Motorola, Blackberry dhe të te tjera, për vite me rradhë bënë fiks këtë gjë. Ato ishin ne kohe, brenda qëllimit dhe buxhetit. Ky fakt më kujton fjalimin e drejtuesit të Nokia, Stephen Elop i cili tha: Ne nuk bëmë asgje te gabuar, por disi humbëm. Natyrshëm më vjen pyetja: A është mjaftueshëm të jesh në kohë, brënda buxhetit dhe qellimit?

Le ta shikojmë nga një këndvështrim ndryshe dhe të trajtojmë idenë e biznesit tonë si një produkt. Një produkt konsiderohet i sukseshëm duke u bazuar në reagimin e klientit. Si rrjedhojë nuk është një faktor i brëndshëm si koha, qëllimi apo paraja (gjëra të cilat ne i kemi përcaktuar) të cilat e bëjne të sukseshme. Përkundrazi është vlera që konsumatori merr, e cila është një faktor i jashtëm, dicka të cilën se kontrollojmë dot.

Përkufizimi i Menaxhimit Produktit bazuar në kërkimin tim, po e përmbledh që tju them vetëm thelbin: ështe një funksion biznesi, i fokusuar për të rritur vlerën e produktit. Mënyra më e mirë, për të rritur vlerën e produktit nuk mund të përcaktohet që prej fillimit, por hap pas hapi përmes sprinteve dhe duke i shërbyer vlerë klientit pas cdo sprinti. Në këtë tekst kam përdorur terminologjinë Sprint që do të thotë një vrapim i shkurtër i shpejtë duke ju referuar metodave Agile.

Ky është roli i Menaxherit te Produktit, përballja me klientët, aksionerët, punonjësit në fund të cdo sprinti, duke përkthyer reagimet e tyre për në sprintin pasrendës. Ky hap është i pashmangshëm dhe nëse ndodh që të ndryshosh tërësisht nga cfarë ishte menduar në fillim. Mund të ndodhë që në fund të një sprinti të kalosh në një produkt tërësisht të ri ose thjesht të bësh përmirësime. Në ndryshim nga menaxhimi projekteve i cili ka qëllim të përcaktuar, menaxhimi i produktit është më i ndryshueshëm dhe fleksibël bazuar në reagimin e marrë.

Për biznese me skuadra dhe produkte të brëndshme, gjithmonë do sugjeroja rolin e menaxherit te produktit sikur e kam realizuar vetë. Po në rastin e agjensive? Ndoshta roli i menaxherit të projekteve do ishte më i përshtatshëm për ta? Në fund të ditës cdo biznes pyet veten: Cfare vleresojnë klientët e mi? Janë projektet apo produktet?

Do dëshiroja të dëgjoja këndvështrimin tuaj mbi këtë ceshtje, komentet janë të mirëpritura.

--

--

Lolita Ndoci
Lolita Ndoci

Written by Lolita Ndoci

Lecturer at the Faculty of Science, University of Tirana.

No responses yet